Ecuria e SiCRED ASSISTANCE gjatë vitit 2015

Siguria sjell ndihmën e parë tek i padëmtuari ~F.S. Hughes

 Ecuria e Shoqërisë SiCRED ASSISTANCE ka qenë e qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve nga viti i kaluar. Është rritur numri i kontratave të konsulencës me subjekte private, duke rritur kështu edhe numrin e të punësuarve të cilët asistohen në përmirësimin e praktikave për minimizimin e risqeve në vendet e punës, rritjen e efiçencës në punë, uljen e nivelit të stresit, etj.

 Është  rritur  po  ashtu  edhe  numri  i  të  punësuarve  të  shoqërisë,  duke  sjellë  rritjen  e  cilësisë  së shërbimit të ofruar.

 Në  vitin  2015  janë  zhvilluar  seminare  dhe  trajnime  në  lidhje  me  problematikat  dhe  pengesat  në implementimin e legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku u identifikuan: 

  • Kuadri nënligjor i pa harmonizuar dhe mungesa e eksperiencës së tregut shqiptar për të tilla praktika. Duhet ende punë për të harmonizuar udhëzuesit praktikë që plotësojnë me zbatim metodik parimet  që  ka  vendosur  ligji  dhe  aktet  nënligjore  për  sigurinë  dhe  shëndetin  në punë.
  • Mungesa e  informacionit  nga  ana  e  punëdhënësve  për  detyrimet  e  tyre  ligjore,  si  dhe mungesë  koherence  në  zinxhirët  përkatës monitorues  shtetëror për  ta  bërë  informacionin mbi  sigurinë  dhe  shëndetin  në  punë  një  temë  publike  sensitive,  që  kërkon  ndërgjegjësim publik.
  • Vullneti i ulët i punëdhënësve për zbatimin e ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Mungesa e  konsulentëve  të  specializuar.  Pavarësisht  eksperiencës  që  bartin  shoqëritë  që aktualisht  operojnë  në  Shqipëri  në  këtë  fushë,  vërejmë  se  në  tërësi,  duhet  thelluar  edhe kuptimi e zbatimi praktik i parimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Duke pasur parasysh edhe vështirësitë e tregut, për vitin 2016 shoqëria SiCRED ASSISTANCE synon të rrisë numrin e kontratave të konsulencës dhe si rezultat i tyre, pritet dhe një rritje e të ardhurave.