Rreth Nesh
Kush jemi ne?
Shoqëria SiCRED ASSISTANCE sh.p.k., (shoqëri konsulentë, me kapital të zotëruar në masën 100% nga shoqëria e sigurimit të jetës SiCRED sh.a.), është themeluar në 29 Qershor 2012, si kërkesë imponuese e situatës ligjore të brendshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe optikës së grupit ekonomik zotërues për të plotësuar këtë kërkesë imediate të ligjit.
Objektivi
Objektivi i veprimtarisë së shoqërisë është dhënia e asistencës dhe konsulencës shoqërive punëdhënëse për zbatimin e legjislacionit dhe rregulloreve teknike për sigurimin e mirëqenies në punë të punonjësve, gjatë kryerjes së punës, si dhe dhënia e asistencës dhe konsulencës punëdhënësve për analizimin, identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve në pune, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.
Misioni
Misioni i SiCRED Assistance është të asistojë punëdhënësit që të përmbushin më së miri kërkesat e legjislacionit të punës, e kërkesat të tjera për sigurinë dhe shëndetin në punë të imponuara nga autoritetet shtetërore, duke u bërë një faktor i rëndësishëm për subjektet private apo publike me qëllim krijim prej tyre të kushteve optimale të punës për punonjësit e tyre.
Veprimtaria
Veprimtaria e Shoqërisë bazohet në legjislacionin shqiptar dhe përkatësisht Kodin e Punës së Republikës (i ndryshuar), Ligjin nr. 10237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, si dhe VKM-të e dala në zbatim të ligjit.