Shërbimet e

Shëndetit dhe Sigurisë në punë

Në Sicred Assistance sh.p.k., konsulentët tanë të Shëndetit dhe Sigurisë janë profesionistë të kualifikuar me një përvojë të gjerë në fushën e zbatimit të legjislacionit në tërësi dhe atij specifik të punës.

Paketa e shërbimeve në dispozicion për klientin përfshin si në vijim:

Kompetencë profesionale:

Sicred Assistance sh.p.k.; përmbush rolin e saj këshillues me kompetencë dhe profesionalizëm sipas standardeve të vendosura nga legjislacioni në fuqi për çështjet e Sigurisë e Shëndetit në Punë.
Avantazhi, ynë është cilësia e punonjësve tanë dhe aftësia për të punuar në një ekip multi-disiplinar me përkushtim dhe përvojë profesionale. Ne ju ofrojmë njohuritë e fituara nga përvoja dhe idetë dhe shërbimet që ne ju ofrojmë, ju ndihmojnë të përmbushni kërkesat tuaja në pajtueshmëri me praktikën ligjore të gjithë-pranuar.

Auditim për çështjet e Sigurisë dhe Shëndetit në punë:

Auditim të praktikave tuaja të punës dhe rekomandime sipas rastit për të zbatuar standardin ligjor të zbatueshëm për Shëndetin dhe Sigurinë në punë.

Dokumentim të politikave të rrezikut në punë:

Raporte me shkrim, për politikat rrezikut në mjediset e punës, si dhe rekomandime për ndërtimin e praktikave të sigurta të punës e vlerësimet e nevojshme të rrezikut.

Trajnime:

Shoqëria ofron trajnime praktike për Dhënien e Ndihmës së Parë.

Këshilla dhe përditësime:

Shoqëria do të këshillojë në vijimësi subjektin tuaj lidhur me ndryshimet në legjislacionin e punës dhe për aq sa ai implikon procedurat e punës në aktivitetin tuaj..

Hetimet e Aksidenteve:

Shoqëria ndihmon në analizimin, raportimin dhe menaxhimin e aksidenteve ose incidenteve të rënda të ndodhura në aktivitetin e mjediset tuaja të punës.

Tarifa për shërbimin e konsulencës se Sicred Assistance:

Sicred Assistance mund të ofrojë shërbimin e këshillimit bazuar mbi tarifa orare + TVSH për çdo kohë të shpenzuar për hetimin e aktiviteteve te ndodhura ne mjediset e punës dhe ose për shkak të punës sipas legjislacionit të punës në Republikën e Shqipërisë për Shëndetin dhe Sigurinë.

Mbështetje ne zbatimin legjislacionit të Punës:

Sicred Assistance ofron shërbime këshillimi për zbatimin e legjislacionit të punës në fuqi, nëpërmjet një ekipi të përkushtuar profesionistësh të kualifikuar dhe me përvojë. Ju do të keni nga avokatët e shoqërisë mbështetje dhe këshilla të qarta ligjore. Këto shërbime në dispozicion për ju përfshijnë si në vijim:

Këshillim për Procedurat e Punësimit:

Auditim, vlerësim e rekomandime me karakter këshillues ndaj procedurave tuaja të punësimit me synim zbatimin e standardit ligjor dhe praktikat më të mira të legjislacionit të Punës në Republikën e Shqipërisë.

Këshillim për Kontratat e Punësimit:

Hartim dhe përgatitje të kontratave të punës për aktivitetin tuaj. Ne gjithashtu ofrojmë shërbimin e rishikimit dhe përditësimit për çdo kontratë pune që tashmë subjekti juaj ka në zbatim dhe në fuqi.

Këshilla dhe konsultime:

Këshillim e konsultime të pakufizuara në të gjitha aspektet e ligjit të punës, përfshirë riorganizimin e ndërmarrjes, pagat sipas niveleve, marrjen e masave disiplinore, zbatimin e lejeve, orëve të punës, kohës shtesë, pagesat për paaftësi dhe leje sipas legjislacionit në fuqi..

Përditësime:

Aty ku do te jetë e përshtatshme, shoqëria do prezantojë me shkrim çdo përditësim që pëson legjislacioni i punës në Republikën e Shqipërisë si dhe ndikimet që kjo qasje mund të përcjellë në aktivitetin e biznesit tuaj.

Përgjigje me shkrim:

Shoqëria do të përgatisë përgjigje me shkrim sipas kërkesës suaj për çdo korrespondencë tuajën me palë të treta, që ju si subjekt mund të merrni nga punonjësit e pakënaqur ose ish-punonjësit tuaj.

Seminare:

Sicred Assistance organizon periodikisht seminare për ‘tema specifike’ brenda fushës së legjislacionit të punës, në të cilat, ju jeni të ftuar lirisht të merrni pjesë.

Trajnime:

Sicred Assistance ofron mundësinë e këshillimit të menaxhereve të burimeve njerëzore të entitetit tuaj me procedura të mirë shkruara.

Udhëzues për Punonjësit:

SiCRED Assistance ofron mundësinë e përgatitjes së plotë të udhëzuesve për punonjësit tuaj në përcaktimin e standardeve dhe rregullave etike, disiplinore, kundër mashtrimit apo risqeve ndaj të cilave mund të ekspozohet aktiviteti juaj e sipas të cilëve pritet që punonjësit tuaj t’u përmbahen e zbatojnë.

Mbrojtje e Përfaqësim:

Sicred Assistance mund të ofrojë mbrojtje të interesave tuaja para gjykatës apo organeve të tjera shtetërore lidhur me çdo mosmarrëveshje, përfshirë edhe mosmarrëveshjet e punësimit dhe çdo rrjedhojë që vjen prej tyre, duke siguruar shërbim në vijimësi nga korrespondenca fillestare e gjatë gjithë procedurës së ndjekur për rastin, sipas kërkesës.

Trajnim për çështje te shëndetit dhe sigurisë:

Sicred Assistance mund të ofrojë trajnim për çështjet e shëndetit dhe sigurisë. Kjo është një mënyrë e përkryer për t’ju ndihmuar të angazhoni punonjësit tuaj në ndërgjegjësimin e çështjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke siguruar gjithashtu një mbrojtje më të mirë të biznesit tuaj nga kërcënimi i përgjegjësive civile..

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar kualifikime e trajnime brenda vendit të ndërtuara posaçërisht për biznesin tuaj.

Disa nga trajnimet që ofrojmë përfshijnë:

N

Dhënien e Ndihmës së Parë në Punë

N

Trajnim për Çështjet e Sigurisë e Shëndetit në Punë

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar raporte këshilluese të analizës së riskut në mjediset e punës të ndërtuara mbi të dhënat specifike të biznesit tuaj.

Disa nga raportet që ofrojmë me shkrim dhe që përfshijnë detaje mbi mënyrën se si duhet të reduktohet rreziku janë:

N

Raporti i analizës së riskut të mjediseve në vendin e punës

N

Raporti i analizës se riskut të çdo pozicioni pune