Përmbledhëse vjetore 2022

SiCRED ASSISTANCE shpk përgjatë 2022

Ky parashtrim paraqet në mënyrë të përmbledhur sa kemi mundur të realizojmë gjatë vitit të përmbyllur në Dhjetor 2022. Sikundër referohet edhe në rezultatet tona, ne si ekip jemi përkushtuar, për të realizuar qëllimet tona të vitit, por pa harruar të zbatojmë e përmirësuar standartin ligjor, sigurinë dhe shëndetin në punë. Investimi ynë madhor në vitin e përmbyllur ka qenë formulimi i standartit ligjor përsigurinë dhe shëndetin në punë. Kjo ambicie pasqyron rolin tonë në këtë mjedis për të përfshirë në çështjet e sigurisë në punë, jo vetëm një mjedis të sigurt e të shëndetshëm në punë, por edhe një themel të sigurt për rëndësinë tonë, në çështjet e sigurisë, drejtësisë në zbatimin e ligjit të punës specifikisht, në një botë pune në ndryshim dinamik të përorshëm. Viti i përmbyllur nuk ishte pa sfida e megjithatë në këtë raport vjetor, prezantojmë në narrativë, disa nga arritjet tona duke i krahasuar ato me piketat e projeksionit të planit të biznesit të fillim vitit 2022. Aktiviteti ynë ekonomik, duke përfshirë edhe kontributin tonë në përmirësim të standartit të sigurisë dhe shëndetit në punë, ka qenë fokusi edhe treguesi kryesor ekonomik i realizuar gjatë vitit të përmbyllur me rezultat pozitiv në bilancin e shoqërisë. Duke konsideruar edhe reagimin ndërkombëtar ndaj pandemisë COVID-19, kërkesës për faktorizim, të rolit tonë gjithnjë e më të rëndësishëm në përmirësimin e standartit të shëndetit dhe sigurisë në mjediset e punës, me bindje mund të themi, se përgjatë vitit 2022, kemi kryer punë të mirë. Rekrutimi i stafit me aftesitë e duhura, ka qenë pjesë e sfidës sonë të vitit të përmbyllur. Nën këtë fokus ne kemi përmirësuar shpërfaqjen e planifikimit, si dhe ofrimit të këshillave tona ligjore, duke qenë në sintoni të plotë me qasjet rregullatore, si dhe parashikimin financiar të shoqërisë SiCRED ASSISTANCE sh.p.k; të miratuar, sipas ligjit tek aksionarët tanë.

Kujdesi për të ruajtur shpenzimet tona në nivel proporcional me mundësitë edhe aftësitë tona, në tregun e këshillimit ligjor, na lejojnë, ta optimizojmë me besim edhe për vitet në vijim, progresin ekonomik edhe rezultatin pozitiv financiar, referuar rezultatit të siguruar përgjatë 2022. Ne, jemi të vëmendshëm ndaj këshillave ligjore që japim dhe me këshillat mbi pajtueshmërinë ligjore dhe rrëfimin e standardit, sigurojmë, që rreziqet ligjore, jo vetëm të shmangen, por edhe ne të përftojmë në mënyrë të arsyeshme ndikimin tonë në mjedisin ku japim këshillimin ligjor. Ndërsa, qasja jonë në ofrimin e këshillave ligjore evoluojnë, një çështje mbetet e njëjtë, angazhimi ynë për standardin, që ndajmë me industrinë e tregut të punës, bazuar tek e vërteta edhe drejtësia, të angazhuar për t’ju përshtatur edhe përgjigjur sfidave të reja edhe të paprecedenta. E privilegjuar të udheheq ekipin në permbushjen e angazhimeve të së ardhmes, jam krenare për çfarë kemi krijuar më herët dhe si vijojmë të përshtatemi ndaj sfidave të paraqitura.

Me konsideratë të lartë, për të gjithë bashkëpunëtorët, që na besuan e motivuan të bëjmë e japim më të mirën tonë.

Av. Vjosa Bodo Mujo
Administrator