Zhvillimet kryesore gjatë 2013 për SICRED ASSISTANCE

1.1  Kuadri i Përgjithshëm

Për  SiCRED  Assistance  viti  2013,  shënon  vitin  e  zbatimit  në  praktikë  të  parimeve  që  justifikuan krijimin e këtij entiteti juridik. Nën këto kushte vështirësitë e bindjes së subjekteve për të përkrahur këtë  politikë  ligjore  të  plotësuar,  përmirësuar  dhe  imponuar  nga  ligji  në  favor  të  kujdesit  ndaj punëmarrësit, u identifikuan te “FRIKA”, nëse këto shërbime ishin të domosdoshme për t’u realizuar nga entet punëdhënëse për punonjësit e tyre, derisa kostot ekonomike të realizimit të këtij shërbimi me kontratë rëndonin efektivisht mbi buxhetin e punëdhënësve. Sfida e SiCRED Assistance konsistoi në ndërgjegjësimin e subjekteve që përqafuan dhe kontraktuan këtë shërbim, se ishte bërë zgjidhja më  e  mirë  për  punëdhënësin  dhe  punëmarrësit,  në  raportet  që  këto  dy  segmente  duale  kanë  të lidhura nga marrëdhëniet e punës.

Nën  këto  rrethana,  dinamika  e  zhvillimeve  politike  të  vitit  2013,  e  cila  u  identifikua  edhe  me ndryshime të karakterit thelbësor, në spektrin politik, rezultati i zgjedhjeve politike të zhvilluara në vend, solli në pushtet një tjetër forcë politike, e cila dhe në programin e saj elektoral proklamoi, si emergjencë trajtimin e punëmarrësve, mbi baza ligjore dhe formale dhe jo in-formale, shmangien në maksimum  të  çdo  politike  të  zbatuar  nga  entet  punëdhënëse  me  karakter  antiligjor,  apo  në devijancë të ligjit, e lidhur drejtpërdrejtë apo indirekt me punëmarrësit, kujdesin për shëndetin dhe sigurinë  e  tyre  në  punë.  Rritjen  e  efektivitetit  të  strukturave  përgjegjëse  shtetërore  Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati i Shëndetit Publik, etj., për monitorim dhe imponim adekuat si dhe zbatim  pa  dallim  të  përcaktimeve  ligjore  në  fuqi,  që  disiplinojnë  marrëdhëniet  e  punës  si  dhe sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve.

Pikërisht  kjo  frymë  e  programit  qeverisës  e  prezantuar,  publikisht  rriti  në  një  farë  mënyre  edhe sensibilitetin  publik  për,  uljen  e  informalitetit,  përmirësimin  e  praktikave  ligjore  që  lidhen  me aspektet  e  punës, si dhe  forcimin e  strukturave  shtetërore  përgjegjëse  për  zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Megjithëse  në  kuadër  të  aspiratës  disa  vjeçare  të  shtetit  shqiptar  për  të  qenë  vend  anëtar  i Bashkimit Evropian (BE), është bërë punë e dukshme për përqasjen e legjislacionit, vërehet se është i vakët mjedisi për të përqafuar dhe zbatuar, nëpërmjet veprimeve konkrete masat e imponuara nga vetë ligji, lidhur me aspekte të sigurisë dhe shëndetit në punë. Është evident fakti që nga viti 2010, viti në  të  cilin hyri në  fuqi Ligji Nr.10 237, datë  18.02.2010  “Për sigurinë  dhe shëndetin në  punë”, pasuar më vonë edhe me akte nënligjore për zbatim (VKM nr. 107, datë 09.02.2011, VKM nr. 108, datë 09.02.2011 dhe VKM nr. 562 datë 03.07.2013), vendi ynë ka bërë hapa pozitivë në këtë drejtim, përsa i përket kuadrit rregullator ligjor të sigurisë dhe shëndetit në punë. Pas disa vitesh vëzhgimi të problematikave  të  zbatimit  të  legjislacionit  të  punës,  mund  të  themi  me  siguri  që  problemi  në mjedisin shqiptar, qëndron në zbërthimin dhe aplikimin konkret të kërkesave ligjore nga entet që ju adresohet dhe imponohet zbatimi i legjislacionit të punës. Nëse tregojmë vëmendje ndaj të dhënave të publikuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës, një problem i theksuar është mungesa në qendrat e punës e mjekut të punës, si dhe mungesa apo mosfunksionimi adekuat i këshillit të sigurisë.

Vështirësitë aktuale të tregut të punës, për implementimin e legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në punë:

–      Kuadri  nënligjor  i  pa  harmonizuar.  Megjithëse  është  bërë  një  hap  i  rëndësishëm,  duke miratuar ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, është  evident  fakti  që  nuk  janë  ende  sendërtuar  si  duhet  dhe  harmonizuar  udhëzuesit praktikë që plotësojnë me zbatim metodik parimet që ka vendosur ligji dhe aktet nënligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë. Eksperienca e përftuar gjatë vitit 2013, identifikoi me qartë mangësitë për të pasur një proces të standardizuar dhe praktik për implementimin e ligjit dhe kërkesave të tij, po ashtu na detyroi të ndërtojmë procedura duke u munduar të

transpozojmë, dhe përshtatim në varësi të specifikave kombëtare, akte që përdorin shoqëri homologe  përtej  kufijve,  me  më  tepër  eksperiencë  praktikë  ndër  vite,  derisa  në  tregun  e këtushëm nuk mundëm të gjenim praktika të disiplinuara.

–      Mungesë informacioni nga ana e punëdhënësve për detyrimet e tyre ligjore, si dhe mungesë koherence  në  zinxhirët  përkatës  monitorues  shtetëror  për  ta  bërë  informacionin  mbi sigurinë dhe shëndetin në punë një temë publike sensitive, që kërkon ndërgjegjësim publik, si për punëdhënësit dhe për punëmarrësit dhe për të drejtat dhe detyrimet që ata gëzojnë në lidhje me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

–      Vullnet i ulët i punëdhënësve për zbatimin e ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë. Një mjedis   pune   i   sigurt   dhe   i   shëndetshëm,   përkthehet   në   një   sërë   avantazhesh   për punëdhënësin, si efiçencë më e lartë në punë, reduktim i kostove si pasojë e aksidenteve, produkte   dhe   shërbime   më   cilësorë,   etj.,   e   pikërisht   përkrahja   e   kësaj   përqasjeje përgjithësish mungon në tregun e sotëm të punës.

–       Mungesa e konsulentëve të specializuar.  Ashtu si edhe  në  të  gjithë botën, implementimi me  sukses në  vendin e  punës  i  kërkesave  ligjore  për sigurinë  dhe  shëndetin  në  punë,  nuk është   një   punë   aq   e   thjeshtë.   Shpesh   bizneset   nuk   kanë   kapacitete   dhe   burime   të mjaftueshme njerëzore, për të përmbushur këto kërkesa, e ndaj lind nevoja e kontraktimit të shërbimeve të jashtme të specializuara. Aktualisht në Shqipëri janë vetëm 2 konsulentë të jashtëm   për   çështje   të   sigurisë   dhe   shëndetit   në   punë.   Pavarësish   eksperiencës   dhe specifikave  identifikuese,  që  bartin  këto  dy  shoqëri  vërejmë  se  në  tërësi  për  çështje  të sigurisë dhe shëndetit në punë, duhet thelluar edhe kuptimi dhe zbatimi praktik i parimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kjo ndër të tjera përbën edhe devizën e mbështetjes dhe zgjerimit të këtij aktiviteti, dhe për më tepër nga subjekte të posaçme që trajtojnë tërësisht dhe në mënyrë më të thelluar çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

1.2  Ecuria e aktivitetit gjatë 2013.

Gjatë  vitit  2013  kemi  lidhur  kontratat  e  para  të  konsulencës  me  subjekte  private,  e  tashmë  iu shërbejmë  më  shumë  se  700  punonjësve,  duke  i  asistuar  ata  vazhdimisht  në  përmirësimin  e praktikave për minimizimin e risqeve në vendet e punës, rritjen e eficiencë në punë, uljen e nivelit të stresit, etj.