Përmbledhëse vjetore 2023

SiCRED ASSISTANCE shpk përgjatë 2023

Mirë se vini në fjalën hyrëse të Raportit Vjetor 2023, te SiCRED ASSISTANCE sh.p.k., si një përpjekje e gjetur e jona për të reflektuar dhe ndarë progresin, që po bëjmë kolektivisht dhe ndikimin që vazhdojmë të ofrojmë për edukimin ne çështjet e ligjit, ligjit te punës edhe çështjeve te tjera te ligjit e legjislacionit, ne mjedisin tone shqiptar. Në vitin 2023, SiCRED ASSISTANCE sh.p.k., realizoi arritje, duke siguruar një vit tjetër të shënjuar nga rezultati pozitiv, përpos, vështirësive ne jemi krenarë për gjithçka, që kemi arritur me ekipin tone tejet bashkëpunues edhe së bashku me klientët tanë. Viti 2023, ka qenë një vit marrëveshjesh per ndërmjetësimin ne punësim, e megjithëse, ne mbyllëm disa të tilla përgjatë vitit, vetëm disa prej tyre i përmbushëm plotësisht sipas objektit te tyre. Pavarësish, se jo te gjitha marrëveshjet u përmbushën plotësisht, ne vijuam të siguronim suksese të rëndësishme ne procedurat e lejeve te punës, rinovimit te lejeve te qëndrimit, pajisjes me viza te punonjësve nga vende jashtë zonës shengen, per ne drejtim te kësaj zone,sipasrregullave edhe procedurës ligjore diplomatike te vendit pritës gjatë këtij viti. Në fakt, për të gjitha rezultatet e siguruara për klientët tanë gjatë vitit 2023, merita, mirënjohja edhe vlerësimi profesional, i takon tërësisht stafit të SiCRED ASSISTANCE. Me mirënjohje e përulje, mund te shprehem publikisht, se ekipi im vazhdon të rrisë aftësinë profesionale, vit pas viti, dhe puna e tyre e jashtëzakonshme u spikat në industrinë e shërbimeve te sigurisë dhe shëndetit ne pune, si dhe ndërmjetësimin ne punësim, në vitin që lamë pas. Për të pestin vit radhazi ne arritëm te siguronim rezultat pozitiv financiar, pavarësish, vështirësive te hasura ne tregun tone. Puna, që kemi bërë është mbështetur nga rritja strategjike në të gjithë drejtimet e aktivitetit tonë. Në vitin 2023, ne mirëpritëm bashkëpunëtorë të rinj dhe promovuam se bashku me ta aktivitetin tone dhe bashkëpunimin ne grup, per te mbërritur rezultatin e përftuar. Ne kemi investuar dijen tone, në te gjitha praktikat, që kemi ndjekur përgjatë 2023, duke vazhduar dhe duke u mbështetur në traditën, tonë për të pasur bashkëpunimin efikas, edhe më të mirë për çdo çështje, qe morëm përsipër edhe trajtuam. Ne thelluam proceset tona ndërvepruese dhe panelin tonë rregullator, duke përfshirë në ndihmën ligjore, qe ofruam edhe këshillim ne të drejtën administrative, apelin civil dhe atë kushtetues, institucionet financiare, këshillimet mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, proceset gjyqësore të përgjithshme, pronësinë intelektuale, ligjin per mbrojtjen e te dhënave, si dhe zbatimin e kërkesave ligjore në investimin e letrave me vlerë. Çdo këshillim ligjor i dhënë përgjatë 2023, nuk është kufizuar vetëm në çështjet e vlerësimit të vetëm transaksionit, por edhe per të identifikuar emrin e mirë reputacional të entitetit tonë me aftësi të posaçme në dije e këshillim për tregjet e kapitalit, financat, bashkimet dhe blerjet, kapitalit privat, projektet me infrastruktura, përfshirë edhe grupet e pasurive të paluajtshme. Përgjatë 2023, ne zgjeruam praninë tonë me verifikimin in situ në gjeografitë kryesore, te territorit te Shqipërisë, duke përfshirë ne fokusin e verifikimeve tona per sigurinë edhe shëndetin

 

ne pune te klientit tone edhe te dy skajet piken me veriore edhe atë me jugore. E mbi të gjitha me e rëndësishmja është se, ndërsa ne kemi vazhduar të rritemi në numrin e prezencës sonë me oferta dhe këshillime praktike dhe efikase ligjore, ne kemi vazhduar gjithashtu të thellojmë angazhimin tonë për t’i ofruar klientëve tanë më të mirën e potencialit të këshillimit ligjor. Në punën tonë në këshillimin për sigurinë e shëndetin në punë, si dhe ndërmjetësimin në punësim, ne ishim një nga entitetet e para ligjore që krijuam një metodologji multidisiplinare në vazhdën e vendimeve të qeverisë Shqiptare, lidhur me të dy këto disiplina. Ne gjithashtu ne përfundim të 2023 mund të themi me krenari,se jemi një nga entitetet e para ligjore, që kemi marrë Certifikimin per Ndërmjetësimin në Punë, madje në një moment historik të rëndësishëm për Shqipërinë, në përthithjen e fuqisë punëtore të kualifikuar, sipas protokolleve ndërkombëtare ligjore nga jashtë kufijve, duke respektuar jo vetëm standardin ligjor te garantuar nga ILO, por edhe barazinë në vendin e punës, edhe barazinë racore në përgjithësi. Duke nderuar me këtë fjale përmbledhëse, gjithë sa ndodhi përgjatë 2023, ne afirmojmë qëllimin edhe përpjekjet tona për të kampionuar një fuqi punëtore më të larmishme, me gjithëpërfshirëse me angazhimin tonë të qëndrueshëm e vazhdueshëm për përmirësimin e praktikave të punësimit, mbajtjen dhe promovimin e punonjësve të kualifikuar, sipas kërkesave të tregjeve të punës për profesionistë të ndryshëm, megjithëse 2023 , ka qenë një vit i trazuar në botën përreth nesh.

Pavarësish kohëve të vështira, i adresoj kolegëve të mi një falënderim publik edhe të përzemërt, për punën etike, dhe për bashkëpunimin edhe për partneritetin tuaj të vazhdueshëm. Së fundi, megjithëse ne kemi arritur suksese së bashku përgjatë 2023, ne kemi shumë shtigje, hapësira edhe mundësi të tjera të pa cekura, ende përpara, andaj do ju jem mirënjohëse edhe falënderuese të vijoj këtë rrugëtim sërish me ju në vitin në vijim. Faleminderit që jeni pjesë e bashkëpunimit. Faleminderit për mundësinë për të shkëmbyer së bashku eksperiencat. Faleminderit për këtë hapësirë publike për të ndarë publikisht këndvështrimin tim për 2023 e përmbyllur tashmë.

Ju uroj të gjithëve çdo të mirë.

 Me respekt

Av. Vjosa BODO