Siguria sjell ndihmën e parë tek i padëmtuari ~F.S. Hughes
Ecuria e Shoqërisë SiCRED ASSISTANCE ka qenë e qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve nga viti i kaluar. Është rritur numri i kontratave të konsulencës me subjekte private, duke rritur kështu edhe numrin e të punësuarve të cilët asistohen në përmirësimin e praktikave për minimizimin e risqeve në vendet e punës, rritjen e efiçencës në punë, uljen e nivelit të stresit, etj.
Është rritur po ashtu edhe numri i të punësuarve të shoqërisë, duke sjellë rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar.
Në vitin 2015 janë zhvilluar seminare dhe trajnime në lidhje me problematikat dhe pengesat në implementimin e legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku u identifikuan:
- Kuadri nënligjor i pa harmonizuar dhe mungesa e eksperiencës së tregut shqiptar për të tilla praktika. Duhet ende punë për të harmonizuar udhëzuesit praktikë që plotësojnë me zbatim metodik parimet që ka vendosur ligji dhe aktet nënligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Mungesa e informacionit nga ana e punëdhënësve për detyrimet e tyre ligjore, si dhe mungesë koherence në zinxhirët përkatës monitorues shtetëror për ta bërë informacionin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë një temë publike sensitive, që kërkon ndërgjegjësim publik.
- Vullneti i ulët i punëdhënësve për zbatimin e ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Mungesa e konsulentëve të specializuar. Pavarësisht eksperiencës që bartin shoqëritë që aktualisht operojnë në Shqipëri në këtë fushë, vërejmë se në tërësi, duhet thelluar edhe kuptimi e zbatimi praktik i parimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Duke pasur parasysh edhe vështirësitë e tregut, për vitin 2016 shoqëria SiCRED ASSISTANCE synon të rrisë numrin e kontratave të konsulencës dhe si rezultat i tyre, pritet dhe një rritje e të ardhurave.