Sicred ASSISTANCE shpk Pasqyra e vitit 2025
Në vitin fiskal 2025, Sicred Assistance shpk arriti të kristalizojë shërbime me vlerë për klientët e saj, përmes aktivitetit tregtar të regjistruar gjatë vitit.
Viti fiskal i Sicred Assistance, përjetoi një rritje të dallueshme, duke reflektuar si në performancën e shoqërisë, ashtu edhe në vlerësimet e sektorit të shërbimeve në këshillimin ligjor.
Për këtë fakt, dua të përgëzoj ekipin, i cili, megjithëse në numër të kufizuar ka mbyllur me përgjegjësi të lartë angazhimet kontraktuare, të regjistruara gjatë vitit.
Përkushtimi dhe përgjegjësia kanë demonstruar, rritjen e zërave ekonomikë, të identifikuara këto të dhëna në raportin vjetor.
Të përkushtuar ndaj përsosmërisë
Nuk mund të them mjaftueshëm për mënyrën, se si stafi e ka përqafuar strategjinë dhe angazhimin për përshtatshmëri dhe spikatje në këshillimet për tregun e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Përfshirja, në nisma të lidhura me strategjinë, dhe duke mësuar teknologji dhe mënyra të reja pune, i kanë dhënë stafit frymëmarrje pozitive.
Në këtë vit fiskal të përmbyllur, por edhe në atë, që na pret në vijim, në objektivat tona do të vlerësojmë potencialin, për rritje të shërbimeve këshilluese dhe ekspertizës, në fushat dhe pikat tona të forta.
Lëvizja e burimeve njerëzore
Gjatë vitit të kaluar, është fakt, që nuk e kemi zgjeruar ekipin tonë të punës, por kemi marrë në ekip aftësi të reja, pas largimit, të disa prej kolegëve tanë.

Ndryshimi, me anëtarë të rinj, të ekipit të Assistance shpk, ka sjellë përvojë të fortë dhe perspektiva të reja në fushat dhe në disiplinat, që ata mbulojnë.
Duke parë përpara
Ndërsa, shikojmë përpara, do të vazhdojmë të monitorojmë pasigurinë gjeopolitike, paqëndrueshmërinë e tregut e faktorë të tjerë të jashtëm, që mund të ndikojnë në aktivitetet tona të këshillimit ligjor, si nga perspektiva e riskut, po ashtu edhe nga ajo e mundësive.
Ne jemi të sigurt, se strategjia jonë është ndërtuar për të qenë e qëndrueshme, e përshtatshme për rrethanat në zhvillim dhe për të përmbushur objektivat dhe mandatin tonë.
Ka qenë një kënaqësi, të punoj me ekipin e Assistance, por edhe me të gjithë ekipet e subjekteve të tjera, me të cilët përkëmbyem profesionalisht përgjatë 2025, përvoja, këshilla, eksperienca.
Ju jam, mirënjohëse të gjithë anëtarëve, të ekipit të Assistance, si dhe të gjithë kontributeve pozitive, të ardhura nga kërkesat e klientëve tanë, të dhëna burimore, që e bënë rrugën tonë, të vitit 2025, sfiduese, me larmi, dhe me ngjyra profesionale.
I vlerësoj, të gjithë, për mbështetjen dhe këshillat e mençura, të ofruara nga secili, përfshirë dhe sfidat, për gjetjen e zgjidhjeve adekuate.
Gjithashtu, dua të falënderoj kolegët e mi të Assistance, për angazhimin e tyre, gjatë gjithë vitit.
Përkushtimi, i tyre është frymëzues, ndërsa e projektojmë, udhën e Sicred Assistance për të përmbushur objektivat edhe në vitin pasues e më tej.
Sinqerisht
av. Vjosa BODO
Administrator
SICRED ASSISTANCE shpk

