Përmbledhëse e SiCRED Assistance për vitin e përmbyllur në 31.12.2024
Të nderuar lexues, stafi i SiCRED Assistance, ka qenë plotësisht i përkushtuar për të adresuar sfidat e trazuara, të vitit të mbyllur më 31 Dhjetor 2024.
Megjithëse, plotësisht të dedikuar për të plotësuar standardet e përcaktuara në tregun tonë të punës, rezulton, se këtë vit jemi përballur me sfida serioze në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve tanë për shkak të lëvizjeve, presioneve financiare dhe nevojës për të menaxhuar një numër në rritje të punëdhënësve dhe punëmarrësve me kërkesa të standardit të sigurisë dhe shëndetit në punë, relativisht komplekse.
Duke i njohur vështirësitë, me të cilat përballet tregu shqiptar i punës, pohojmë, se ne cilësinë e këshilluesit ligjor, i kemi njohur në detaje vështirësitë, që kanë përjetuar përgjatë vitit 2024, shumë punëdhënës, për shkak edhe të nevojës, që kanë prezantuar tek ne, për tu përballur me sfidat.
Strategjia jonë është përqendruar në mënyrën, se si mund ti ndihmojmë më shumë klientët tanë punëdhënës në problemet, që ata kanë në raport me menaxhimin e riskut të sigurisë dhe shëndetit në punë, me punonjësit tyre, lëvizjen e tyre, promovimin e tyre, vlerësimin e performancës, së riskut në ambientet e punës, si edhe ato te riskut në punën profesionale.
Qëllimi ynë në këshillimin e punëdhënësit është përqendruar fort në mënyrën, se si mund t’i ndihmojmë më shumë klientët tanë siç duhet, që në fillim, në çështjet e rreziqeve që shpërfaqen në mjediset e punës, duke zbatuar teorinë, që më mirë t’i shmangim rreziqet edhe jo ti zgjidhim problemet, pasi ato ndodhin.
Në mbështetjen e më shumë klientëve për t’u shërbyer, duke përdorur këtë strategji, kemi gjykuar, se kjo qasje, jo vetëm, që është më e mirë për klientët tanë punëdhënës, por ky orientim ndihmon, gjithashtu, t’u ofrojmë atyre shërbime më të mira në drejtim të përmirësimit të standardeve të punës, mjediseve në punë, në një tjetër nivel, përfshirë dhe trajtimin e streseve që vijnë nga puna apo në mjediset e punës.
Nën këtë fryme ne kemi përdorur burimet edhe kapacitetet tona njerëzore të shërbimit ndaj klientit-punëdhënës në mënyrën më efikase dhe produktive dhe i kemi orientuar burimet njerëzore të klientëve tanë punëdhënës
në mënyrë më efektive, drejt nevojave më imediate për ndihmë edhe standard të lartë, në kushtet e mjediset e punës. Si një autoritet ligjor, i përqasur me çdo të re, që ofron përshtatshmëria në këtë treg, ne kemi vepruar me besim, përgjatë 2024, si kujdestarë të sistemit të sigurisë edhe shëndetit në mjediset e punës për klientët tanë, duke u mundësuar klientëve, shërbim ligjor, këshillim ligjor cilësor në të gjitha disiplinat që na lejon objekti i aktivitetit tonë.
Kjo është mundësuar me ofrimin e këshillave për sigurinë dhe shëndetin në punë më të sigurta edhe që parandalojnë gabimet, duke përdorur të dhënat edhe eksperiencën e përftuar ndër vite.
Duke u ofruar klientëve tanë në formën e këshillimit ligjor të përshtatshëm, çështjet e tyre të sigurisë në mjediset e punës dhe rreziqet e profesionit në mënyrën më të mirë të mundshme, ne synojmë, qartësisht, jo vetëm identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë edhe shëndetit në mjediset e punës, por edhe ato te profesionit, duke e orientuar edhe pajtueshmërinë e tyre me standardin më të lartë.
Kjo është arsyeja, pse ne, si SiCRED Assistance po zgjerojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht shërbimet tona në drejtim të këshillimit ligjor, në të gjitha disiplinat, që ne mbulojmë, në mënyrë që klientët, të mund të zgjidhin edhe të ndërmarrin veprime për të menaxhuar çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
E nderuar, që kam mundur të përcjell sfidat e një viti të vështirë, duke u mbështetur tek një staf i përkushtuar edhe profesional, pa devotshmërinë e te cilëve, nuk do të kishim në SiCRED ASSISTANCE këtë rezultat.
Me konsideratë dhe nderime,
Av. Vjosa Bodo Mujo