E ftuar në emisionin e mëngjesit në TV SCAN “Për të Fol”, Administratorja e shoqërisë SiCRED Assistance sh.p.k., znj. Vjosa BODO MUJO, flet për shërbimet e jashtme të specializuara për sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat përbëjnë një risi për tregun shqiptar.
SiCRED Assistance sh.p.k, është konsulenti i vetëm në Shqipëri për “Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, i cili ofron konsulencë të specializuar për implementimin me sukses në vendin e punës të kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe të praktikave më të mira në këtë fushë, të marra nga eksperienca evropiane dhe botërore.