Shërbimet e

Ndërmjetësimit në Punësim

Sicred Assistance sh.p.k.; ofron shërbime në ndërmjetësim në tregun e punës, si agjenci punësimi private mbështetur në licencën specifike që ka marrë për këtë shërbim pranë autoriteteve shtetërore shqiptare, nëpërmjet një ekipi të përkushtuar profesionistësh të kualifikuar dhe me përvojë. Ju do të keni nga avokatët e shoqërisë mbështetje dhe këshilla të qarta ligjore. Këto shërbime në dispozicion për ju përfshijnë si në vijim:

Këto shërbime në dispozicion për ju përfshijnë si në vijim:

Këshillim për Procedurat e Punësimit

Këshillim ndaj çdo personi që kërkon punë rishtazi (punësim për herë të parë) ose punë të re, apo këshillim ndaj çdo subjekti publik apo privat që kërkon të punësojë punonjës të kualifikuar shqiptarë apo të huaj, apo punonjës sezonale sipas standardit ligjor dhe praktikave më të mira të legjislacionit të Punës në Republikën e Shqipërisë.

Këshilla dhe konsultime

Këshillim e konsultime të pakufizuara në të gjitha aspektet e ligjit të punës, ligjit për të huajt përfshirë edhe procedurat për punësimin e të huajve me kontrate afatgjatë, afatshkurtër apo dhe sezonale në Republikën e Shqipërisë.

Këshillim për Kontratat e Punësimit

Hartim dhe përgatitje të kontratave të punës përshtatur sipas aktivitetit tuaj edhe për punonjës të huaj sezonalë apo me kontratë punësimi afatgjatë. Ne gjithashtu ofrojmë shërbimin e rishikimit dhe përditësimit për çdo kontratë pune që tashmë subjekti juaj ka në zbatim dhe në fuqi.

Procedura për ndërmjetimin në punësim të të huajve

Shoqëria do të përgatisë dhe transmetojë çdo kërkesë, apo dokument, sipas porosisë suaj për çdo punonjës të huaj që ju doni të merrni si të punësuar në aktivitetin tuaj, përfshirë edhe çdo korrespondencë tuajën me palë të treta, si shoqëri të huaja ndërmjetësimi, zyra konsullore për marrje vizash, zyra shtetërore pranë të cilave aplikohet dhe merren lejet e qëndrimit, lejet e punësimit, apo procedura të tjera që ju si subjekt mund të keni në vijimësi domosdoshmërinë të plotësoni për punonjësit tuaj të huaj.

Bashkëpunimi me Partnerë Ndërkombëtarë

Sicred Assistance sh.p.k., ka mundësuar bashkëpunimin kontraktuar me subjekte të huaja (përmendim këtu tek partnerët e huaj Century High HR INC. Rm. 201-202 Merchant Bldg., 509 Padre Faura St., Ermita, Manila; Pilipine) për të ofruar shërbime të ndërmjetësimit në punësim specifikish për:

a) ndërmjetësime për punësim të punonjësve me kualifikim të veçantë.

b) këshillim dhe orientim për punë dhe profesion në tregun shqiptar.

Partneriteti

Duke pasur nën vëmendje që suksesi i klientëve tanë do të thotë gjithçka për ne. Ne përkujdesemi me gjithë energjinë tonë në realizimin e këtij qëllimi. Kjo kërkon profesionalizëm absolut, besnikëri dhe mëndje-largpamësi. Prandaj, ne krijojmë një atmosferë dhe frymë besimi të ndërsjellë dhe dialog konstruktiv, me klientët punëkërkues për ndërmjetësim. Ne i shohim klientët dhe konsulentët tanë si një ekip të përbashkët. Kjo është arsyeja pse partneriteti është një nga vlerat tona kryesore. Nëse do të punojmë së bashku, ne do të përpiqemi të japim rezultate, duke gjetur mënyra për të optimizuar shfrytëzimin e kapaciteteve tuaja profesionale në tregun e punës.

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar kualifikime e trajnime brenda vendit të ndërtuara posaçërisht për biznesin tuaj.

Disa nga trajnimet që ofrojmë përfshijnë:

N

Dhënien e Ndihmës së Parë në Punë

N

Trajnim për Çështjet e Sigurisë e Shëndetit në Punë

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar raporte këshilluese të analizës së riskut në mjediset e punës të ndërtuara mbi të dhënat specifike të biznesit tuaj.

Disa nga raportet që ofrojmë me shkrim dhe që përfshijnë detaje mbi mënyrën se si duhet të reduktohet rreziku janë:

N

Raporti i analizës së riskut të mjediseve në vendin e punës

N

Raporti i analizës se riskut të çdo pozicioni pune