Ngjarje të vitit 2021

PUNOI VJOSA BODO  

Një përmbledhje e ngjarjeve të 2021 për Sicred Assistance shpk

Unë ndihem e nderuar të prezantoj një përmbledhëse hyrëse për raportin vjetor të vitit 2021 të Sicred Assistance, pas një dekade në drejtim të udhëheqjes si administrator i vetëm i këtij entiteti juridik. E pra sot pas kësaj eksperience flas me shumë bindje për standardet e larta te shërbimit, duke nxitur vlerat e një organizate ligjore të shkëlqyer e me standarde për të punuar, si dhe me një ekip profesional e të përkushtuar,të shoqërisë Sicred Assistance. Në fillim të kësaj përmbledhje për vitin 2021, doja të falënderoja të gjithë bashkëpunëtorët e Sicred Assistance, përfshirë edhe aksionarët e saj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm, se viti 2021 ishte një vit sfidash për ne, si dhe shoqërinë Sicred Assistance. Andaj sot në këtë vështrim përmbledhës të një viti të vështirë dhe të përmbyllur me sukses, nuk mund të kursehem, por duhet të pohoj publikisht, se pa mbështetjen e punën e stafit, bashkëpunëtorëve, si dhe mbështetjen e aksionarëve, sfidat e shoqërisë për vitin 2021 nuk do të ishin përballuar.

Performanca përgjatë 2021

Ndërsa përjetojmë ende në rrugën tonë eksperiencat për të dalë nga pandemia, të ardhurat e krijuara përgjatë vitit 2021 i siguruan Sicred Assistance një bilanc pozitiv, si dhe likuiditetet e nevojshme për të mbështetur sfidat e aktivitetit. Gjithë entitetet juridike në vend, jetuan një situatë, nga ku rritja e aktivitetit ekonomik, përcolli efektin pozitiv për financat publike e likuiditetin e tregut vendas, por si një vit sfidues pjesa më e madhe e punëssonë,si subjekt i këshillimitligjor, kuptohet është dominuar nga çështjet e COVID-19. Ritmi, shkalla dhe kompleksiteti i kontributit tonë, nëpërmjet këshillimit ligjor për përgjigjen ndaj pandemisë, ka qenë me intensitet të jashtëzakonshëm përgjatë 2021. Nga dinamika e ngjarjeve me kufizimet fillestare të bllokimit, përmes ndryshimeve të shumta e të shpeshta të tyre, tek masat e mbështetjes ekonomike, implikimet për rregullat në forcën e punës, përfshirë edhe udhëtimet ndërkombëtare, dhe masat e kontrollit në kufi, si dhe detyrat, që ju imponoheshin punëdhënësve me implikime e kosto të drejtpërdrejta për biznesin, me synim masat e nevojshme, për punë nën kushtet e pandemisë, e pra nën një vetëvlerësim të përmbylljes së këtij 12 mujori, mund të themi të bindur plotësisht, se ka qenë jetike, mbështetja dhe këshillimi ligjor i ofruar nga Sicred Assistance. Këto çështje edhe të tjera edhe të pa përfshira në këtë raport përmbledhës për vitin 2021, vënë në dukje punën e mirë të kryer nga ekipi i Sicred Assistance, si dhe metodat inovative dhe fleksibel, që ky subjekt ka ndërmarrë në përgjigje të sfidave të imponuara. Të ardhurat e realizuara nga shoqëria, për shërbimet e dhëna në formën e konsulences, pësuan rritje përgjatë gjithë vitit 2021, pavarësisht se të ardhurat e realizuara, ishin më pak, se kufiri i parashikimeve. Gjithsesi, pavarësisht vështirësive të tregut financiar gjatë 2021, shoqëria Sicred Assistance, me administrimin profesional e të kujdesshëm, dëshmoi, se rezultati mund të arrihet me vendosmërinë e përkushtimin për të arritur pritshmëritë.

Ngjarje të vitit 2021

Fokusi kryesor i aktivitetit në 2021 i shoqërisë ishin shërbimet promovuse, për të siguruar këshillimin ligjor adekuat, nën kushtet e pandemisë, duke pasur nën vëmendje të veçantë edhe klientët tanë, sigurinë dhe shëndetin në punë, punësimin e denjë edhe të bazuar mbi merita. Ky aktivitet i shoqërisë përgjatë vitit 2021,siguroi një rritje pozitive, duke siguruar edhe një rritje në treguesit tanë ekonomik, të krahasuar me një vit më parë. Shërbimi i dhënë nga Sicred Assistance në vitin 2021, në ndërtimin dhe zbatimin e masave të përshtatshme edhe specifike, të imponuara edhe nga raste specifike të klientëve, konfirmoi, aftësitë dhe kapacitetet e shoqërisë për të vepruar, pavarësisht vështirësive të tregut me vetëbesim edhe profesionalizëm. Ngjarjet e vitit 2021, demonstruan qartë, se shoqëria Sicred Assistance është tashmë subjekt me eksperienca dhe me kapacitete burimore e profesionale, të afta dhe të përgatitura për t’ju përgjigjur në kohë e me efikasitet çdo ngjarjeje, qoftë ajo edhe me karakter të pazakontë. Shoqëria, e konsideron vlerë transparencën me klientët e saj, si edhe publikun, andaj analizon çdo faktor risku, që ndikon në proceset e punës së saj, duke vlerësuar peshën e çdo faktori risku, që mundëson gjykimin e drejtë të indikatorëve të tregut të punës. Me analizën e me zbatimin e kësaj metodologjie, ne mundësuam rezultatet ekonomike pozitive në vitin 2021.

Struktura e shoqërisë

Gjatë vitit 2021, shoqëria zbatoi politikat e aprovuara për strategjinë e punësimit të të huajve në tregun vendas, këshillimitligjor në proceset e punësimit dhe të sigurisë në punë me synim përmirësimin e strategjive taktike për një angazhim të vazhdueshëm ndaj standardit më të lartë e profesional për çështjet e sigurisë edhe shëndetit në pune, si dhe ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer për klientët. Zbatimi i politikave të miratuara të strategjive edhe taktikave të përshtatshme të këshillimit ligjor përgjatë vitit 2021, pavarësisht presioneve të një viti jashtëzakonisht të ngarkuar, sot në vetë-vlerësimin qe i bëjmë vitit 2021, konstatojmë, se ne arritëm të sigurojmë jo vetem një rezultat të kënaqshëm vjetor, por mund të mbajmë dhe një qëndrim duke i vlerësuar shërbimet tona ligjore,si kualitative. Në përfundim të vitit 2021, mund te themi se çështjet e trajtuara nga Sicred Assistance, në tregun e këshillimit ligjor, të sigurisë dhe shëndetit në punë, të punësimit të të huajve në tregun shqiptar apo këshillimit ne çështjet ligjore me natyrë tregtare e gjyqësore, përmbushën standardin e vendosur me një performancë të përmirësuar, krahasuar me vitin e kaluar. Me qëllim ruajtjen dhe zbatimin e standardeve ligjore në fuqi, me siguri pohoj se përgjatë 2021, administrimi i shoqërisë Sicred Assistance, ka qenë konsistent në drejtim të zbatimit te standardit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajtimit me përkushtim e eficence të çdo klienti, madje edhe rezultativ përkundrejt çdo kërkese të klientëve tanë.

E ardhmja e tregut

Së bashku me ekipin e Sicred Assistance, me gjithë problematikat ne tregjet e këshillimit ligjor, dhe ato të forcës së punës, kemi ndër-vepruar duke i dhënë përparësi gjithnjë e më shumë zhvillimit te lidershipit frymëzues, te sigurt dhe me vlera te vërteta. Duke u mbështetur ne këtë tezë, besoj se mund te krijojmë ne tregun vendas këshillim ligjor, punë bazuar në merita e të ligjshme, dhe siguri në punë të qëndrueshme, duke inkurajuar e krijuar një gjuhe të përbashkët edhe të kuptueshme mes përdorimit efikas të burimeve njerëzore, pavarësisht kushtëzimeve dhe karakteristikave me natyrë lokale. Ne besojmë, se shpejt tregu ynë do të identifikohet, si një treg ku respektohen kushtet edhe siguria në punë, ku sundon ligji, dhe ku diversiteti i forcës punëtore, respektohet.

 

Sinqerisht
Av. Vjosa Bodo Mujo
Administrator
Sicred Assistance shpk