Shërbimet e

Ndërmjetësimit në përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor

Sicred Assistance sh.p.k.; ofron shërbime ndërmjetësimi në përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor, si agjenci private mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe në përvojën specifike të një ekipi të përkushtuar profesionistësh. Ju do të keni këshillim dhe sugjerimin nga shoqëria në dilemën tuaj për të përzgjedhur institucionin e përshtatshëm mjekësor. 

Këto shërbime në dispozicion për ju përfshijnë si në vijim:

Këshillim për përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor

Konsulentët tanë do t’ju udhëheqin për të analizuar anët tuaja të forta, dobësitë, mundësitë dhe kufizimet tuaja në përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor, në këtë mënyrë ju do të identifikoni kufizimet dhe mundësitë tuaja. Nëse do të punojmë së bashku, ne do t’ju bëjmë më të fortë për të përballuar problemet me shëndetin tuaj brenda kapaciteteve dhe mundësive tuaja.

Procedura për ndërmjetimin në përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor

Shoqëria do të përgatisë dhe transmetojë çdo kërkesë, apo dokument, sipas porosisë suaj për çdo institucion mjekësor pranë të cilit, ju do të vendosni të kryeni shërbime mjekësore, përfshirë edhe çdo korrespondencë tuajën me palë të treta, sipas përcaktimeve të kontratës.

Eficencë maksimale

Ne ofrojmë shërbimet ndihmëse për përzgjedhje të institucionit të përshtatshëm mjekësor, varësisht nga specifikat e rastit mjekësor, por edhe kufizimeve ekonomike. Ne ofrojmë shërbimet ndihmëse në përzgjedhjen e kostos me adekuate në kushte të pazakonta, duke përfshirë dhe mos anashkaluar, çështjet e mjeteve të transportit për pacientin dhe familjarët shoqërues, çështjet e akomodimit, rezervimit dhe hotelerisë në spital apo mjedise të tjera pritjeje për pacientin dhe bashkë familjarët shoqërues, si dhe çështjet e ndjekjes dhe konsultave në vijimësi nëse rasti e kërkon.

Ne jemi të fokusuar dhe të saktë

Ne kuptojmë që sfidat tuaja në tregjet konkurruese të industrisë së shëndetësisë ndryshojnë me shpejtësi. Konsulentët tanë sjellin vlerë për përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm për kurimin tuaj me përvojën, të cilën e kemi fituar me eksperiencë. Zgjidhjet e ofruara nga ne për përzgjedhjen e institucionit mjekësor të përshtatshëm janë tërësisht të bazuara mbi, lirinë tuaj për të përzgjedhur dhe pranuar këshillimin e ligjshëm. Ne përpiqemi të japim rezultate, duke gjetur mënyra për të optimizuar shfrytëzimin e kapaciteteve tuaja, në rrethana të pazakonta.

Bashkëpunimi me Partnerë Ndërkombëtarë

Sicred Assistance sh.p.k., ka mundësuar bashkëpunimin kontraktuar me subjekte të huaja, përmendim këtu Humanitas Mirasole spa Milano Itali, Istituto Auxologico Italiano Milano Itali, Acibadem Turqi, për të ofruar shërbime të ndërmjetësimit në përzgjedhjen e institucionit të përshtatshëm mjekësor.

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar kualifikime e trajnime brenda vendit të ndërtuara posaçërisht për biznesin tuaj.

Disa nga trajnimet që ofrojmë përfshijnë:

N

Dhënien e Ndihmës së Parë në Punë

N

Trajnim për Çështjet e Sigurisë e Shëndetit në Punë

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar raporte këshilluese të analizës së riskut në mjediset e punës të ndërtuara mbi të dhënat specifike të biznesit tuaj.

Disa nga raportet që ofrojmë me shkrim dhe që përfshijnë detaje mbi mënyrën se si duhet të reduktohet rreziku janë:

N

Raporti i analizës së riskut të mjediseve në vendin e punës

N

Raporti i analizës se riskut të çdo pozicioni pune

Rrjeti Mjekësor

Rrjeti Ynë Mjekësor