Mbështetje

në zbatimin e legjislacionit
të Punës

SiCRED Assistance ofron shërbime këshillimi për zbatimin e legjislacionit të punës në fuqi, nëpërmjet një ekipi të përkushtuar profesionistësh të kualifikuar dhe me përvojë.

Ju do të keni nga avokatët e shoqërisë mbështetje dhe këshilla të qarta ligjore. Këto shërbime në dispozicion për ju përfshijnë si në vijim:

Këshillim për Procedurat e Punësimit:

Auditim, vlerësim e rekomandime me karakter këshillues ndaj procedurave tuaja të punësimit me synim zbatimin e standardit ligjor dhe praktikat më të mira të legjislacionit të Punës në Republikën e Shqipërisë.

SiCRED Assistance mund të ofrojë mbrojtje të interesave tuaja para gjykatës apo organeve të tjera shtetërore lidhur me çdo mosmarrëveshje, përfshirë edhe mosmarrëveshjet e punësimit dhe çdo rrjedhojë që vjen prej tyre, duke siguruar shërbim në vijimësi nga korrespondenca fillestare e gjatë gjithë procedurës së ndjekur për rastin, sipas kërkesës.

Këshillim për Kontratat e Punësimit:

Hartim dhe përgatitje të kontratave të punës për aktivitetin tuaj. Ne gjithashtu ofrojmë shërbimin e rishikimit dhe përditësimit për çdo kontratë pune që tashmë subjekti juaj ka në zbatim dhe në fuqi.

Përditësime:

Aty ku do te jetë e përshtatshme, shoqëria do prezantojë me shkrim çdo përditësim që pëson legjislacioni i punës në Republikën e Shqipërisë si dhe ndikimet që kjo qasje mund të përcjellë në aktivitetin e biznesit tuaj.

Përgjigje me shkrim:

Shoqëria do të përgatisë përgjigje me shkrim sipas kërkesës suaj për çdo korrespondencë tuajën me palë të treta, që ju si subjekt mund të merrni nga punonjësit e pakënaqur ose ish-punonjësit tuaj.

Seminare:

SiCRED Assistance organizon periodikisht seminare për ‘tema specifike’ brenda fushës së legjislacionit të punës, në të cilat, ju jeni të ftuar lirisht të merrni pjesë.

Trajnime:

SiCRED Assistance ofron mundësinë e këshillimit të menaxhereve të burimeve njerëzore të entitetit tuaj me procedura të mirë shkruara.

Udhëzues për Punonjësit:

SiCRED Assistance ofron mundësinë e përgatitjes së plotë të udhëzuesve për punonjësit tuaj në përcaktimin e standardeve dhe rregullave etike, disiplinore, kundër mashtrimit apo risqeve ndaj të cilave mund të ekspozohet aktiviteti juaj e sipas të cilëve pritet që punonjësit tuaj t’u përmbahen e zbatojnë.

Mbrojtje e Përfaqësim:

SiCRED Assistance mund të ofrojë mbrojtje të interesave tuaja para gjykatës apo organeve të tjera shtetërore lidhur me çdo mosmarrëveshje, përfshirë edhe mosmarrëveshjet e punësimit dhe çdo rrjedhojë që vjen prej tyre, duke siguruar shërbim në vijimësi nga korrespondenca fillestare e gjatë gjithë procedurës së ndjekur për rastin, sipas kërkesës.

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar kualifikime e trajnime brenda vendit të ndërtuara posaçërisht për biznesin tuaj.

Disa nga trajnimet që ofrojmë përfshijnë:

N

Dhënien e Ndihmës së Parë në Punë

N

Trajnim për Çështjet e Sigurisë e Shëndetit në Punë

Në Sicred Assistance, konsulentët tanë kanë aftësi dhe kompetence për të ofruar raporte këshilluese të analizës së riskut në mjediset e punës të ndërtuara mbi të dhënat specifike të biznesit tuaj.

Disa nga raportet që ofrojmë me shkrim dhe që përfshijnë detaje mbi mënyrën se si duhet të reduktohet rreziku janë:

N

Raporti i analizës së riskut të mjediseve në vendin e punës

N

Raporti i analizës se riskut të çdo pozicioni pune